Maqedonia e Veriut votoi për kryetarët e komunave për katër vitet e ardhshme

    Edhe zyrtarisht mund të konsiderojmë se procesi zgjedhor për Zgjedhjet Lokale 2021 në Maqedoninë e Veriut ka përfunduar.

    Nistori është munduar që gjatë ditës t’ju informojë për mbarëvajtjen e procesit, duke ofruar lajme në kohë.

    Këto ishin zgjedhjet e shtata me radhë lokale të cilat u përcollën me parregullsi mjaft të lehta, ndërkaq për herë të parë u zbatua sistemi i kontrollit të shenjave të gishtërinjve nëpërmjet një aparati elektronik.

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve raportoi herë pas here për rezultatin e daljes në votim, ndërkaq kumtoi se në disa vende ku ka pasur vonesa në proces, i njëjti do të vazhdojë deri në mbylljen e tij.

    Këto zgjedhje do të përcaktojnë udhëheqësit lokalë të Maqedonisë së Veriut, ku pritet të ketë ndryshime jo të theksuara.

    Se si do të jetë epilogu i zgjedhjeve do të kuptohet pas mbylljes së të gjitha vendvotimeve. KSHZ-ja njoftoi se do të ketë heshtje zgjedhore deri në mbylljen e vendvotimit të fundit.

    Nistori do të vazhdojë që t’ju informojë për të gjitha zhvillimet rreth zgjedhjeve to sotme. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Thuasje gjysma e votuesve kanë dalë në procesin zgjedhor në RMV deri në orën 18:30

    Lajmi i rradhës

    Stoev: Bullgarët në Maqedoninë e Veriut të themelojnë parti politike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë