Maqedonia e Veriut votoi “pro” Rezolutës për Srebrenicën në OKB

    Maqedonia e Veriut votoi “pro” Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

    Rezoluta, e propozuar nga Gjermania dhe Ruanda, mori mbështetje nga dhjetëra vende të tjera, duke përfshirë të gjitha ish-republikat jugosllave, përveç Serbisë, përcjell Nistori.

    Maqedonia është bashkësponsorizuese e kësaj Rezolute, e cila përcakton se 11 korriku do të jetë Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Gjenocidit të vitit 1995, kur u vranë tetë mijë muslimanë boshnjakë.

    84 vende votuan “për” Rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës, 19 ishin kundër dhe 68 abstenuan.

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pak më shumë se një muaj më parë informoi se Maqedonia është bashkë-sponsore e Rezolutës së OKB-së me titull “Dita Ndërkombëtare e Reflektimit dhe Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë në vitin 1995”, në të cilën një nga pikat kryesore është vendosja e ditës për të shënuar masakrën e Srebrenicës, më 11 korrik çdo vit.

    Menjëherë më pas ka reaguar presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, i cili në një intervistë televizive për Pink, tha se Maqedonia është një nga bashkësponzoruesit e rezolutës dhe se ky qëndrim i Maqedonisë është bazuar mbi të gjitha “në vendimin e lidershipit shqiptar në vend”.

    “Por nuk ka rëndësi se cila udhëheqje e ka marrë vendimin. Bëhet fjalë për Maqedoninë e Veriut. Ne i falënderojmë ata për këtë, ndoshta merituam gjithçka që bëmë për miqësinë me Maqedoninë e Veriut”, tha Vuçiq në atë kohë./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Taravari: ndryshimi nuk mund të ndalet, BDI ta pranojë rezultatin nga rivotimi

    Lajmi i rradhës

    Fronti Europian dhe LSDM me mandate të barabarta, cila është forca e dytë politike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë