Është përmbysur një makinë në rrugën “Ilinden” afër sheshit “Iliria” në Tetovë.
Makina e tipit “Opel” për shkak të shpejtësisë së pakontrolluar ka dalë nga rruga dhe është rokullisur.
Sipas informacioneve të Nistori, shoferi ka qenë i vetëm në makinë dhe nuk ka pësuar lëndime serioze, ndërsa është dërguar në spital për trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes janë Ndihma e Shpejtë dhe Policia e Tetovës.
Pritet që më vonë Ministria për Punë të Brendshme të jep detaje rreth këtij aksidenti./Nistori/
