Afrim Gashi autorizohet nga Alternativa për të biseduar në lidhje me bashkëpunimin me Lëvizjen Besa

    Partia Alternativa ka përfunduar mbledhjen e Kryesisë Qendrore. Zëdhënësi i partisë, Orhan Murtezani, në një deklaratë për media, ka deklaruar se në këtë mbledhje përpos diskutimeve për situatën aktuale politike, ata kanë biseduar edhe për temën e bashkëpunimit opozitar, njofton Nistori.

    “Përveç diskutimeve të tjera për situatën aktuale politike në vend, siç janë ndryshimet kushtetuese, propozim-amendamenti kushtetues i Alternativës për luftë kundër korrupsionit, si dhe rruga eurointegruese, në fokus të kësaj mbledhjeje ishte edhe tema e bashkëpunimit të mundshëm opozitar. Me këtë rast Kryesia Qendrore e autorizoi kryetarin Afrim Gashi që të bisedojë për çdo bashkëpunim eventual, qoftë ai bashkëpunim në suaza të Parlamentit ose edhe për bashkëpunim tjetër koalicionues. Për një gjë të gjithë jemi të sigurt. Qytetarët kërkojnë dhe presin ndryshim dhe ne jemi të detyruar t’i përgjigjemi kërkesës së tyre. Para nesh janë disa sfida, ndërsa Alternativa që sonte shfaq gatishmëri të plotë për bashkëpunim në interes të qytetarëve. Për të gjitha detajet do të njoftoheni në të ardhmen”, ka deklaruar Murtezani.

    Ditë më parë, Alternativa tha se, kontaktet e para japin shpresë se bashkëpunimi i parë me Lëvizjen Besa do të jetë në kuadër të Parlamentit, gjegjësisht krijimi i një grupi parlamentar dhe vendosjen e një anëtari të përbashkët në KShZ. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    KORRIDORET 8 & 10D | Pendarovski: Nuk do të dekretojë ligjin për zgjatjen e orarit të punës

    Lajmi i rradhës

    Ç’do të thotë të jesh gazetar sot në RMV?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë