Arrestohet i dyshuari për pedofili nga Tetova

    Fotografia nuk është nga aksioni i arrestimit, por është ilustruese

    Është arrestuar i dyshuari për pedofili nga qyteti i Tetovës, i cili dit më parë ngacmoi seksualisht një 12-vjeçare nga Kosova.

    Ashtu siç mëson TV21, personi i dyshuar për momentin gjendet në stacionin policor në Tetovë, ndërsa gjatë ditës së nesërme pritet te shihet nëse do t’i caktohet masa e paraburgimit apo do të mbrohet në liri.

    Ndryshe, pedofili i ka kërkuar foto nudo dhe kur vajza e mitur nuk ia ka dërguar, ia ka marrë fotot dhe videot nga profili dhe ka nisur t’ia publikojë në rrjetet sociale me shkrime të turpshme dhe ofenduese.

    Nëna e së miturës rastin ka dashur ta bëjë publik me qëllimin e vetëm – parandalimin e rasteve të tjera tek fëmijë të tjerë, të cilët çdo ditë janë në shënjestër të pedofilëve.

    Lajmi Paraprak

    Vazhdon rritja e çmimeve të bukës, prodhuesit arsyetohen me krizën energjetike

    Lajmi i rradhës

    MPJ thotë se nuk kanë informacione që shtetas të RMV-së luftojnë në Ukrainë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë