Vazhdon rritja e çmimeve të bukës, prodhuesit arsyetohen me krizën energjetike

    Çmimet e reja të bukës në Maqedoni, vazhdojnë të jenë edhe më të larta. Të njëjtat lëvizin pothuajse çdo ditë, ndaj ndryshime janë vërejtur edhe sot në krahasim me çmimet e djeshme që kanë qenë të vendosura nëpër shitore.

    Një bukë e vogël prej 250 gramësh, çmimi i së cilës ishte 25 denarë, tani është 28 denarë.

    Bukën e madhe prej 450 gramësh deri vonë marketet dhe furrat e bukës e shisnin me këtë çmim, pra 28 denarë.

    Buka e thekrit tashmë shitet për 99 denar. Prodhuesit e bukës dhe produkteve të furrës thonë se kostot e tyre, veçanërisht për energjinë elektrike apo gazin, janë të mëdha.

    Duke marrë parasysh çmimet e larta të energjisë të paralajmëruara për këtë dimër, thonë se buka mund të jetë edhe më e shtrenjtë.

    Në anën tjetër, ende ka pasiguri për çmimet e ardhshme të aksioneve të grurit nga korrja e re.

    Në shitoret e Shkupit dhe jo vetëm, nuk ka më madhësi “normale” 450-500 gr të bukës së grurit nën 50 denarë.

    Lajmi Paraprak

    Shteti nuk ka kontroll si kthehen paratë nga masat ekonomike gjatë pandemis, kjo do t’i kushtojë 23 milionë euro

    Lajmi i rradhës

    Arrestohet i dyshuari për pedofili nga Tetova

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë