Arsovska: Kërkesat e qytetarëve do të marrin përgjigje në afat prej 24 deri 72 orë

    Administrata e qytetit do të jetë e hapur për qytetarët të cilët do të mund të kërkojnë shërbim nga qyteti edhe pas përfundimit të orarit të punës. Qyteti do të ketë për obligim që në afat prej 24 orëve të japë përgjigje për çdo kërkesë pavarësisht nëse është kompetent ose jo për zgjidhjen e problemit.

    Nëse nuk është përgjegjës, atëherë do të ketë obligim që të parashtrojë kërkesë në emër të qytetarët deri te institucioni kompetent dhe ta informojë se si është procedura e mëtutjeshme, theksoi në konferencën e sotme për media dhe ta informojë se si është procedura e mëtutjeshme, theksoi në konferencën e sotme për media kandidatja e pavarur për kryetare, e mbështetur nga VMRO-DPMNE dhe koalicioni.

    Ajo shtoi se procedura për përgjigje është të ketë përgjigje përmes rrugës elektronike, thirrjes me telefon ose sms.

    “Nuk do të ekzistojë derë e mbyllur për qytetarët. Administrata e paguar nga qytetarët duhet të jetë në shërbim të qytetarëve. Por administrata duhet të jetë edhe e motivuar që të punojë më mirë dhe më efikas. Për këtë do të vendoset parimi i pikëve pas projekteve të suksesshme dhe rasteve të përfunduara” theksoi Arsovska.

    Veting për drejtorët e ndërmarrjeve publike dhe udhëheqësve të shërbimeve pranë qytetit të Shkupit, është një nga angazhimet e Arsovskës në programin e saj për zgjidhje të shpejta dhe efikase të qytetit të Shkupit. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mbi filmin “Rilindja e PD-së dhe e Shqipërisë fillon me vdekjen e Berishës”

    Lajmi i rradhës

    Angela Merkel bën thirrje për tolerancë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë