Asnjë universitet nga Maqedonia nuk është në 1000 vendet e para të Listës së Shangait

    Asnjë nga universitet e Maqedonisë së Veriut nuk ndodhet në listën e 1000 universiteteve më të mira në botë për vitin 2022, të ranguara në “Listën e Shangait”. I pari në listë është Universiteti Harvard nga SHBA.

    Në 100 universitetet e para në listë, 39 janë nga SHBA. Kina ka nëntë universitete të ranguara në mesin e 100 universiteteve të para, Gjermania katër, ndërsa në mesin e 100 më të mirëve janë universitetet nga Franca, Suedia, Danimarka, Zvicra, Izraeli, Japonia, Australia dhe Kanada.

    Nga vendet e rajonit mes vendit të 301-të dhe 400-të është një universitet në Athinë, ndërsa universitete nga Beogradit, Zagrebi dhe Lubjana radhiten nga vendi i 401-të deri në vendin e 500-të.

    I ranguara nga vendi 901 deri në vendin e 1000-të në listë është universiteti i Novi Sadit.

    Lajmi Paraprak

    Shamitë e krenarisë sime!

    Lajmi i rradhës

    “Më mirë për Tetovën” e mbajnë premtimin, me pagat e tyre dhurojnë 50 shporta për nevojat e qytetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë