“Më mirë për Tetovën” e mbajnë premtimin, me pagat e tyre dhurojnë 50 shporta për nevojat e qytetit

    Donacion i 50 shportave për hudhjen e mbeturinave nga MMPT / Fotografia: Nistori

    Iniciativa qytetare “Më mirë për Tetovën” e ka mbajtur premtimin e dhënë para zgjedhjeve lokale të vitit 2021 në lidhje me pagat e këshilltarëve të tyre.

    Sot para qytetarëve, kjo iniciativë, me pagat e dy këshilltarëve të tyre, si dhe anëtarët e bordeve të ndryshme, kanë dhuruar 50 kontejnerë për mbeturina për nevojat e qytetarëve të Tetovës, raporton Nistori.

    Dy këshilltarët nga përbërja e kaluar, Hamdi Sulejmani dhe Elmedina Abdullahi, para mediave thanë se do të vazhdojnë edhe më tej me këtë praktikë.

    “Të gjitha premtimet që i kemi dhënë në zgjedhjet e kaluara, i kemi mbajtur. Jemi këtu për t’u treguar se ku i kemi çuar pagat tona. Siç kemi premtuar të gjitha pagat dhe paratë që kanë ardhur nga anëtarët që kanë qenë në komisione dhe ndërmarrje, kanë shkuar për donacione për të mirën e komunës. Këto 50 kontejnerë që i dhurojmë sot duhet të vendosen në bulevardin Ilindeni”, tha Elmedina Abdullahi.

    Ndërsa Sulejmani, theksoi se “ata janë për t’i dhënë qytetit, dhe jo për t’i marrë qytetit dhe qytetarëve”.

    “Ne thamë se të gjitha pagat tona do të dhurohen për organizatat që punojnë për ët mirën e qytetit. Dy rrogat e para i dorëzuam për organizatat që merren me dhunën kundër grave. Dy rrogat tjera i dhuruam për iftare, dy rrogat tjera u dorëzuan për bursa në qytetin tonë, si dhe dy rrogat i kemi dhuruar për korpa që i prezantojmë para jush”, tha mes tjerash Sulejmani.

    Ndryshe, për përbërjen e re të Këshillit të Komunës së Tetovës do të votohet më 20 gusht. Deri te zgjedhjet e reja erdhi për shkak se përbërja e kaluar nuk arriti ta miratojë llogarinë përfundimtare./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Asnjë universitet nga Maqedonia nuk është në 1000 vendet e para të Listës së Shangait

    Lajmi i rradhës

    Arrijnë 6 autoblindat e parë për 30-vjetorin e Ushtrisë, thirrje publike për 200 ushtarë profesionistë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë