Banorët e rrugës së “UÇK-së” në Reçicë të Vogël vuajnë pasojat e vërshimeve

    Rruga e UÇK-së në Reçicë të Vogël – Tetovë

    Vërshimet e ditëve më parë që ndodhën në Tetovë kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Në gjendje të rëndë është “Rruga e UÇK-së” e cila ndodhet në Reçicë të Vogël, shkruan Nistori.

    Vërshimet kanë bllokuar banorët e kësaj rruge, ndërsa ata thonë se komuna ende nuk ka ndërmarrë aksion që banorët të lëvizin lirshëm.

    Banori Armend Imeri, për Nistori thotë se gjendja e kësaj rruge nuk merret seriozisht as nga komuna e as nga Qeveria.

    Vërshimet e ditëve më parë që ndodhën në Tetovë kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale. Në gjendje të rëndë është “Rruga e UÇK-së” e cila ndodhet në Reçicë të Vogël.

    Vërshimet kanë bllokuar banorët e kësaj rruge, ndërsa ata thonë se komuna ende nuk ka ndërmarrë aksion që banorët të lëvizin lirshëm.

    Banori Armend Imeri, për Nistori thotë se gjendja e kësaj rruge nuk merret seriozisht as nga komuna e as nga Qeveria.

    “Prej atë ditë puna nuk merret me seriozitet as nga komuna e as nga Qeveria. Neve na është pamundësuar lëvizja e lirë. Kemi pleq fëmijë të sëmurë. Vijnë nga 30 minuta dhe bëjnë sikur punohet diçka dhe mandej largohen. Pas një kohe vinë dikush tjetër, punon pak dhe ikin sërish”, thotë Armend Imeri.

    Edhe banori L.O. thotë se rruga nuk është plotësisht e kalueshme dhe se është në gjendje të rëndë dhe çdoherë kur ka reshje të shiut, banorët kanë frikës se mos t’iu ndodhë ndonjë pasojë e madhe.

    “Sot pasdite erdhi një ekskavator vetëm sa na e liroi rrugën, por nuk është plotësisht e kalueshme. Rruga është tërësisht e shkatërruar. Uji që duhet të kalojë në kanalizime, tani kalon në rrugë”.

    “Prej vitit 2015 e këndej, asgjë gozhdë nuk është intervenuar dhe nuk ka ndryshuar asgjë. Zonja Teuta na premtoi se do ta rregullojë kanalin, por e harroiKy shtrat i lumit duhet të rregullohet sa më shpejt. Besoni, në Tetovë është e vetmja rrugë pa kanalizim”, tha L. O.

    Ndryshe, ditën e djeshme Komuna e Tetovës e mblodhi shtabin e krizave ku diskutoi për gjendjen pas vërshimeve. Pas mbledhjes kryetari i Komunës Bilall Kasami tha se kanë kërkuar ndihmën e Qeverisë për t’u përballur me pasojat që shkaktuan shirat e rrëmbyeshëm, por theksoi se është injoruar nga Qeveria. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Do të ketë hetim të ri për aksidentin e autobusit “Besa Trans” në Bullgari

    Lajmi i rradhës

    Të rinjtë po braktisin Shqipërinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë