Bislimovski: Nuk ka rrezik që ndonjë qytetar të përjashtohet nga ngrohja qendrore

    Foto: AIM

    “BEG bëri prova të ftohta në gusht, por jo me një intensitet BEG bëri prova të ftohta në gusht, por jo me një intensitet të tillë si vitet e kaluara. Po, ka probleme me instalimin e brendshëm në disa pompa ngrohjeje, nuk duhet mohuar, por ngrohje do të ketë”.

    Këtë e tha kryetari KREE-së Marko Bislimovski për fillimin e sezonit të ngrohjes në Shkup.

    Ai theksoi se nuk ka nevojë për turma në sportele. Kjo vjen pasi qytetarët sot kanë pritur në radhë për lidhjen e kontratave me furnizuesin e ri të energjisë termike “ESM Snabduvanje DOOEL Shkup”, si bartës i licencës të lëshuar nga Komisioni Rregullator Energjetik.

    “Nuk ka asnjë rrezik që të përjashtohet ndonjë qytetar. Ata që nuk i kanë nënshkruar kontratat do t’u dërgohen në kutitë postare së bashku me faturat e ngrohjes. Është një gjë e zakonshme të nënshkruash kontrata të reja. ESM e ka një detyrim të tillë. Por, qytetarët duhet ta dinë se nuk do të përjashtohen”, theksoi Bislimovski.

    Ndryshe, KRRE ka njoftuar se kontratat mund të lidhen në tre pika në Shkup./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Erdoganin e kritikojnë për lidhjen e vdekjes së minatorëve me “fatin”

    Lajmi i rradhës

    Në Maqedoni mungojnë ilaçet për pacientët me kancer

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë