“Boki 13” nga burgu shtrohet në spital

    Bojan Jovanovski “Boki 13” i dënuar për rastin “Haraçi” sot nga burgu është dërguar në Spitalin e Qytetit “Shën Naum i Ohrit”, njofton “A1on”.

    Gjendja shëndetësore e “Boki 13” është përkeqësuar, pra ka probleme kronike shëndetësore me stomakun.

    Për momentin nuk dihet diagnoza e tij, por sipas avokatit të tij Sashko Dukovski, ekziston mundësia që ai t’i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

    Paraprakisht ishte bërë e ditur se Jovanovski është zhvendosur nga pjesa e burgut gjysmë të hapur në pjesën e mbyllur të burgut në “Idrizovë”.

    Bojan Jovanovski, i njohur si “Boki 13”, u dënua me nëntë vjet burg për aferën e famshme “Haraçi”

    Lajmi Paraprak

    Qeveria nesër emëron drejtorin e ri të Hekurudhave

    Lajmi i rradhës

    Policia do të parandalojë të shtëna në dasma dhe përdorimin e paautorizuar të fishekzjarreve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë