Carovska thotë se arsimi i dyfishtë nuk e mohon të drejtën për arsim të lartë

    “Arsimi i dyfishtë nuk e zvogëlon të drejtën e nxënësve për të vazhduar arsimin në universitete dhe shkollat e larta”.

    Këtë në një intervistë për Alsat e tha ministrja e Arsimit dhe Shkencës Milla Carovska. Ajo theksoi se mënyra e re e arsimit do të jetë e mirëpritur për nxënësit e drejtimeve teknike.

    “Ky arsim ofron kalueshmëri. Që do të thotë se nuk u mohon nxënësve të drejtën për të vazhduar në arsimin e lartë. Përkundrazi, u jep atyre pozicion më të mirë fillestar, veçanërisht për fakultetet teknike dhe të ngjashme”.

    “Për shkak se provimet profesionale i kanë mësuar tashmë në shkollën e mesme dhe ata do të jenë më të lehtë për t’u përballuar në arsimin e lartë”, deklaroi Carovska.

    Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka paralajmëruar reforma në arsim, në mesin e të cilave edhe dixhitalizim të librave, gjë që nuk është pritur mirë nga nxënësit dhe prindërit e tyre./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mbërriti aeroplani i “Nordvind”, hapet linja e re Shkup – Moskë

    Lajmi i rradhës

    Sali Berisha: Marr përsipër çdo provë nëse del kundër fëmijëve të tij

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë