Certifikohen këshilltarët e rinj të Këshillit të Komunës së Tetovës, thonë se do të jenë zëri i qytetarëve

    Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot i ka certifikuar anëtarët e rinj të Këshillit të Komunës së Tetovës, i cili do të përbëhet nga gjashtë parti

    Këshilltarët e rinj, të zgjedhur në zgjedhjet e së shtunës, thanë se do të jenë zëri i qytetarëve dhe do të realizojnë premtimet që i kanë bërë gjatë fushatës, raporton Nistori.

    Besa Kadriu këshilltare e Lëvizjes Besa, partia e cila fitoi më shumë këshilltarë (12), e pyetur për shumicën e re, tha se do të mundohen ta respektojnë parimin e koalicionimit në mes partive që kanë fituar shumicë votash nga qytetarët.

    “Një shumicë stabile kur do të krijojmë atmosferë pozitive të punës. Nuk jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me ata parti që nuk i kemi të përbashkëta parimet për punë”, tha mes tjerash Besa Kadriu.

    Ndërsa Liridon Disha, këshilltar i BDI-së, tha se do të përkrahin të gjitha projektet që do të jenë në të mirë të qytetarëve.

    “I dëshirojmë sukses shumicë së re, me çka sigurojmë që do të jemi fuqi konstruktive politike. Do t’i përkrahim të gjitha iniciativat që janë në të mirë të qytetit”, tha mes tjerash Disha.

    Kurse këshilltari i PDSH-së, Visar Palloshi, theksoi se do të jenë organ korrigjues i kryetarit të komunës. Ai tha se organet partiake do të vendosin nëse do të jenë pjesë e shumicës së re.

    Ndryshe, në zgjedhjet e e mbajtur ditën e shtunë, 12 këshilltarë fitoi Lëvizja BESA, 11 Bashkimi Demokratik për Integrim, 4 VMRO-DPMNE, 2 LSDM dhe nga 1 këshilltarë fituan PDSH dhe AAA./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bytyqi: Gjatë gjithë dimrit do të ketë rrymë dhe ngrohje

    Lajmi i rradhës

    Shtrenjtohet sërish çmimi i dizelit në Maqedoni, nga mesnata e sotme do të shitet me çmim të ri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë