Dashtevski: Kemi pasur 127 ankesa, 43 në Tetovë – nuk janë regjistruar incidente

    Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski, në konferencë për shtyp ka thënë se kanë pranuar gjithsej 127 ankesa.

    Duke folur për ditën e zgjedhjeve në Tetovë, Mavrovë-Rostushë dhe Qendër Zhupë, ai tha se disa ankesa janë pranuar.

    “Gjatë ditës kemi pasur 127 ankesa për të drejtën personale të votimit, prej tyre 113 janë pranuar, ndërkaq janë refuzuar 6. Në Mavrovë dhe Rostushe gjithsej 37 ankesa, janë pranuar 29 dhe janë refuzuar 3. Tetovë gjithsej 43 ankesa, janë pranuar 38 dhe refuzuar 2. Qendër Zhupë 47, janë pranuar 46 është refuzuar 1″, tha Dashtevski.

    Ai gjithashtu tha se dita e sotme ka kaluar në atmosferë të qetë dhe nuk ka pasur incidente./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kovaçevski e shpall Arijan Ibrahim kryetar të Komunës Qendër Zhupë

    Lajmi i rradhës

    KShZ i publikon rezultatet e para të zgjedhjeve për Këshillin Komunal në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë