Deklarohet studenti Bleron Veliu: Profesoresha Mehmedi më akuzon për publikimin e audio-incizimit në Youtube

    Studenti Bleron Veliu është deklaruar për media, pas marrjes në pyetje nga Policia e Tetovës në lidhje me rastin “Besiana Mehmedi”.

    Ai deklaroi se ka profesoresha Mehmedi e ka akuzuar për incizim pa të drejtë dhe publikim të audio-incizimit, që ditë më parë doli në Youtube.

    “Profesoresha Besiana Mehmedi më akuzon se më datë 21 mars 2022, kam incizuar unë dhe kam publikuar incizimin që doli në Youtube. Kjo nuk është e vërtetë, unë nuk kam incizuar dhe nuk e di kush e ka publikuar. Atë e kam marrë vesh nga ju”.

    “Ka qenë i ftuar edhe studenti Ardi Lena, por ftesa atij do t’i shkojë në Strugë dhe atje do të jep deklaratë”, tha studenti Bleron Veliu, raporton Nistori.

    Ai shtoi se policia nuk e ka pyetur asgjë në lidhje me protestat, por vetëm në lidhje me publikimin e audio-incizimit që doli ditë më parë në Youtube./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Merret në pyetje nga policia studenti që protestoi kundër Besiana Mehmedit

    Lajmi i rradhës

    Dëmtimi i nervave, tetë shenjat që nuk duhen neglizhuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë