Denoncimi i sotëm për bombë paralizoi transportin publik në Shkup

    Kaos i vërtetë me transportin publik këtë mëngjes. Për shkak të një denoncimi për bombë, të gjithë autobusët u shkyçën nga komunikacioni dhe u parkuan në garazh ku janë kontrolluar nga Njësia antiterror e Ministrisë së Brendshme.

    Sipas informacioneve, denoncimi është dërguar përmes e-mail nga një person i punësuar në NQP. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se personi është arrestuar dhe se hetimi për rastin po vazhdon.

    “Hetimi për denoncimin në fjalë është duke vazhduar. E-maili është dërguar nga një i punësuar në NQP “Shkupi”. Personi është arrestuar dhe shërbimet kompetente po punojnë me të. Në mënyrë paralele po vijon edhe kontrolli antiterrorist”, tha Oliver Spasovski, ministër i Punëve të Brendshme.

    Pasi u kontrolluan autobusët, disa prej tyre filluan të kyçen në komunikacion, ndërsa disa të tjerë u parkuan para godinës së Qeverisë. Të punësuarit janë në grevë për shkak të vonesës së pagave, ndërsa udhëheqësia e Ndërmarrjes Publike në protestë. Sindikatat e NQP-së të hënën alarmuan për vonesën e rrogave.

    Lajmi Paraprak

    Institucionet e Maqedonisë së Veriut kanë kursyer rrymë rreth 20%

    Lajmi i rradhës

    Inflacioni në RMV deri në fund të vitit parashihet të arrijë 11.6%

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë