Elmedina Abdulahi: Qytetarët të votojnë sipas bindjes, e jo nga trysnitë

    Elmedina Abdulahi – MMPT / Fotografia: Nistori

    Bartësja e listës “Më mirë për Tetovën”, Elmedina Abdullahi, e ka realizuar të drejtën e saj të votës për zgjedhjet për këshilltarë në Komunën e Tetovës.

    Para gazetarëve ajo i ftoi qytetarët që të dalin në votime dhe të votojnë sipas bindjes, e jo për shkak të siç tha, trysnive të ndryshme, raporton Nistori.

    “Ftojmë të gjithë qytetarët që të dalin të votojnë sa më tepër, përshkak se është shumë me rëndësi që ata të jenë vendimtarë për mënyrën se si do të funksionojë Këshilli dhe Komuna në vitet në vijim, është shumë me rëndësi vota e tyre, por më me rëndësi është që vota e tyre të jetë në bazë të vullnetit të tyre, në bazë të bindjes së tyre dhe mos të jetë e ndikuar nga interesat e tjetërkujt. Dilni sa më tepër votoni dhe votoni opsionin të cilin mendoni se është në të mirën e qytetit dhe të qytetarëve”, deklaroi Elmedina Abdulahi.

    E pyetur nga Nistori për pritshmëritë e iniciativës “Më mirë për Tetovën”, ajo deklaroi se sa do që të jenë votat për ta, do të mundohen që fuqishëm ta përcjellin zërin e tyre në Këshillin e Komunës së Tetovës.

    “Suksesi më i madh d otë jetë që të bindim qytetarët që të votojnë me bindjet e tyre, e jo për shkak të trysnive që kanë. Kjo do të jetë arritja më e madhe. Sa do që të jenë votat tona, ne do të mundohemi fuqishëm ta përcjellim zërin e tyre në këshill”, tha Elmedina Abdulahi./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Mbyllja për tri ditë e gazsjellësit ‘Nord Stream 1’ rrit pasiguritë energjetike në Europë

    Lajmi i rradhës

    Si mund ta ndihmojmë një fëmijë që belbëzon?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë