Kovaçevski: Gjyqësori në RMV është i pavarur

    “Gjyqësori është i pavarur dhe Qeveria vetëm krijon kushte për avancimin e punës së tyre”. Këtë e tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në një intervistë për televizionin “Sitel”.

    Ai tha gjithmonë ka pasur qëndrim për punën si të prokurorisë ashtu edhe të gjyqësorit, duke shtuar se sipas rregullores janë të pavarur në kryerjen e përgjegjësive.

    “Ajo që ka për detyrë të bëjë Qeveria është të përgatisë zgjidhjet e duhura ligjore të cilat i ka bërë përmes Ministrisë së Drejtësisë dhe normalisht i votuar në Kuvend”.

    “Së dyti, të sigurojë një buxhet të pavarur, gjë që e ka bërë edhe ai. Së treti, të sigurojë rinumërim adekuat të personelit në prokurori dhe gjyqësor, gjë që e ka bërë edhe ai. Në kohën e vitit më krize. U rritën pagat në këto institucione”, deklaroi Kovaçevski./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia e Veriut u bashkëngjitet 50 shteteve të tjera për të festuar pavarësinë e Ukrainës

    Lajmi i rradhës

    Do të ketë hetim të ri për aksidentin e autobusit “Besa Trans” në Bullgari

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë