Ivanovska: Nuk ka bazë për të ngritur procedurë ndaj Kovaçevskit

    Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Biljana Ivanovska, thotë se nuk ka bazë për hapjen e rastit kundër kryeministrit për rastin “Njehsori”, pasi këtë e ka kërkuar opozitarja VMRO-DPMNE.

    “Kryeministri Dimitar Kovaçevski, kur mori detyrën si zëvendësministër i Financave, deklaroi në pyetësor çdo gjë që kishte në pronësi. Nga të dhënat në fletën e anketimit, ne dimë se ai nuk merr pjesë në menaxhim, si dhe ka shitur aksionet e tij në kompani. Prandaj, nuk ka bazë për fillimin e procedurës për përcaktimin e konfliktit të interesit. Sipas Ligjit për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, zyrtari me marrjen e detyrës duhet t’ia besojë menaxhimin e kompanisë një personi tjetër që nuk është anëtar i familjes së tij. Në këtë rast ai nuk është as pronar e as menaxher”, tha në deklaratë për “MKD.mk” kryetarja e KSHPK-së, Biljana Ivanovska.

    VMRO-DPMNE kërkoi nga Komisioni anti-korrupsionit hapjen e një rasti për të hetuar nëse kryeministri Dimitar Kovacevski është i përfshirë në një krim prej 26 milionë euro në lidhje me biznesin e prodhimit të energjisë elektrike.

    Në konferencë për shtyp në fillim të këtij muaji, partia opozitare bëri pretendimet “se kompanitë e themeluara nga kryeministri Kovaçevski dhe kumbari i tij Goran Paunov kanë keqpërdorur tenderët shtetërorë në vlerë prej 26 milionë euro”.

    Lajmi Paraprak

    Maqedonia shqyrton mundësinë e vazhdimit të llogaritjes verore të kohës

    Lajmi i rradhës

    Osmani reagon për sulmet ruse në Ukrainë: Autorët duhet të përgjigjen për krime lufte

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë