Osmani reagon për sulmet ruse në Ukrainë: Autorët duhet të përgjigjen për krime lufte

    Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka dënuar sulmet e sotme ruse mbi territorin e Ukrainës.

    Osmani thotë se autorët e këtyre sulmeve duhet të përgjigjen për krime lufte, përcjell Nistori.

    “Sulmet e sotme me raketa ndaj objektivave civile në Kiev, Lavov, Dnipro, Harkov, Krivi Rih dhe pjesë të tjera të Ukrainës janë shkelje flagrante e të Drejtës ndërkombëtare humanitare, si dhe një minim shtesë i rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla. Republika e Maqedonisë së Veriut dënon ashpër veprimet e tilla të papranueshme, të kryera nga Rusia, të cilat rezultojnë me viktima të pafajshme njerëzore. Autorët e sulmeve duhet të sillen para drejtësisë dhe të përgjigjen për krimet e luftës”.

    “Edhe një herë riafirmojmë solidaritetin tonë me popullin ukrainas, si dhe mbështetjen tonë të fortë për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës, duke bërë një tjetër thirrje për ndërprerjen e menjëhershme të të gjithë veprimeve luftarake dhe tërheqjen e forcave ushtarake ruse nga vend”, ka shkruar Osmani.

    Ndryshe, Rusia gjatë ditës së sotme ka kryer sulme në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev. Ndërsa sipas autoriteteve ukrainase ka pasur edhe viktima./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Ivanovska: Nuk ka bazë për të ngritur procedurë ndaj Kovaçevskit

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët e RMV-së e konsiderojnë të pamjaftueshme ndihmën e shtetit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë