Javën e ardhshme Kuvendi i RMV-së fillon me punë

    Deputetet e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme kthehen nga pushimet dhe fillojnë me punë. Pritet që ata të diskutojnë për ndryshimet kushtetuese.

    Kryeminsistri Dimitar Kovaçevski sot tha se të gjithë 120 deputetë duhet të mbështesin ndryshimet, sepse kanë marrë besimin nga qytetarët për t’i udhëhequr drejt rrugës evropiane.

    “Në lidhje me numrin e mjaftueshëm të deputetëve që do t’i kishin votuar ndryshimet kushtetuese, unë thash se ky është obligim i secilit deputet sepse kanë obligim para qytetarëve në lidhje me të ardhmen evropiane të vendit dhe të gjithë qytetarëve të cilët jetojnë ne të. Prandaj ekziston diskutim në Kuvend i cili duhet të jetë i bazuar në argumente, në fakte dhe në perspektiven e shtetit”, deklaroi Dimitar Kovaçevski.

    Kovaçevski shtoi se në shtet ka dy koalicione partiake, njëra që është për Maqedoni evropiane dhe një koalicion tjetër VMRO-DPMNE dhe Levica që janë kundër anëtarësimit të shtetit në BE, mirëpo kjo e fundit nuk sjell ardhmëri për shtetin.

    Ndryshe, për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë janë të nevojshme 80 vota të deputetëve nga gjithsej 120 të cilët janë.

    Lajmi Paraprak

    Për të prekurit nga vërshimet në vitin 2016 dhe 2018 do të ndahen 5 milionë euro

    Lajmi i rradhës

    AUV tërheq nga tregu një produkt të HIPP

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë