Këshilli i Sigurisë: Do të përgatiten të gjitha resurset për prodhim maksimal të energjisë

    Përgatitje e të gjitha resurseve të shtetit për prodhim maksimal të energjisë vetanake do të jetë qëllimi i Qeverisë në periudhën e ardhshme, bëri të ditur kryeministri Dimitar Kovaçevski pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

    Siç theksoi Kovaçevski, ky është vendimi i dalë nga mbledhja e sotme e Këshillit të cilin e kanë përkrahur të gjithë të pranishmit, ndërsa tendenca është që në periudhën më të vështirë që fillon më 1 tetor dhe do të zgjasë deri në prill të vitit 2023 dhe më tej, deri në fillim të verës, të gjithë qytetarëve, nxënësve, studentëve, bizneseve të mesme, të vogla dhe mikro t’u ofrohet çmim sa më i ulët i energjisë elektrike, si dhe furnizim me energji të ngrohjes me çmimin aktual duke mbajtur tarifën e lirë 24 orëshe në dispozicion.

    Kovaçevski ndër të tjera ka përmendur se plani për prodhimin e EMV-së sivjet do të rritet për 25 për qind. Ka, shtoi ai edhe rreziqe për shkak të ndërprerjeve të mundshme për shkak të vjetërsimit të pajisjeve në disa blloqe të vjetra nga 45-50 vjet, por edhe sa u përket çmimeve globale, ndalesave të mundshme të eksportit të gazit natyror dhe lëndëve të tjera të para për prodhimin e energjisë elektrike.

    Ky plan ka thënë Kovaçevski është të mos ketë restrikcione.

    “Kjo vjeshtë, dimri dhe pranvera e ardhshme janë më të vështirat pas periudhës së pasluftës në vend dhe do t’ia dalim së bashku. Plani është dakorduar, sot është prezantuar dhe në periudhën e ardhshme, tashmë po punohet edhe në zbatimin e tij. Punohet edhe për një plan të ri energjie për pranverën e ardhshme, si dhe plan për rritje maksimale në prodhimin e ushqimit.

    “Për këtë që po ndodh po përgatitemi dhe jemi të përgatitur”, theksoi kryeministri.

    Siç tha Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, llogaritjet tashmë janë bërë, ndërsa një pjesë e mjeteve edhe janë siguruar.

    “Sigurisht do të ketë nevojë për mjete financiare deri në 300 milionë euro në dy tremujorët e ardhshëm për të siguruar energji elektrike me çmime të subvencionuara për qytetarët dhe konsumatorët e vegjël. Tashmë bisedojmë edhe me Bullgarinë për sigurimin e energjisë bazë për ekonominë”, theksoi Kovaçevski.

    Më herët, presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski theksoi se e ka thirrur Këshillin e Sigurisë, pasi mendon se është e rëndësishme të dëgjohen të gjithë kompetentët për temën që i prek të gjithë.

    “Nuk është fshehtësi se na pret një dimër i vështirë. Pas pandemisë tani po përballemi me krizë të madhe energjetike dhe ekonomike. Kryeministri dhe anëtarët e Qeverisë informuan për analizat dhe projeksionet për vitin që vjen, për hapat që janë ndërmarrë deri më tani lidhur me eskalimin e çmimit të energjisë elektrike, si dhe masat për të mbështetur amvisëritë dhe sektorin e biznesit”, tha Pendarovski.

    Mbledhja u mbajt në Kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski ku përveç anëtarëve të Këshillit të Sigurisë morën pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje ekonomike, koordinim të resorëve ekonomik dhe investimeve, Fatmir Bytyqi si dhe ministrat e Financave, Fatmir Besimi dhe ministri i Ekonomisë, Kreshnik, Bekteshi.

    Lajmi Paraprak

    Sllovenia thërret në bisedë ambasadorin serb pas deklaratave të Vuçiqit për Kosovën

    Lajmi i rradhës

    Sali për grevën e mjekëve amë: Protestojnë vetëm 25% e tyre, pacientët nuk duhet të jenë viktimë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë