Sali për grevën e mjekëve amë: Protestojnë vetëm 25% e tyre, pacientët nuk duhet të jenë viktimë

    Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, sot duke e komentuar protestën e mjekëve amë, deklaroi se pacientët nuk duhet të jenë viktimë e disa politikave të vonuara dhe theksoi se nuk kanë arritur të bindin vetëm një pjesë të vogël të mjekëve amë, gjegjësisht rreth 25 për qind prej tyre.

    “Si duket ne si Ministri nuk arritëm të bindim vetëm një pjesë të vogël, ata ishin 25 për qind të mjekëve amë. Kontrolloni lirisht, dy shoqata nga tre shoqatat më të mëdha të mjekëve amë nuk janë pjesë e kësaj greve dhe nuk janë përfshirë në shprehjen e bojkotit të punës në të cilën viktimat, gjegjësisht fundin më të trashë, e tërheqin pacientët, e jo sistemi. Sepse ndryshimet në sistem bëhen përmes bisedave, e jo përmes grevës në të cilën, për fat të keq, janë pacientët ata që vuajnë”, porosit Sali në përgjigje të pyetjes së gazetarëve pas ngjarjes në temë “Përballja me dezinformatat rreth vaksinimit – nevojat dhe sfidat”.

    Sipas Sali, nuk bëhet fjalë për një protestë, por për grevë me shprehje revolte treditore ndaj politikave të Ministrisë së Shëndetësisë.

    Protesta e Shoqatës së mjekëve privatë filloi dje, ndërsa do të vazhdojë edhe nesër. Ata kanë vendosur që përmes një proteste të qetë të kërkojnë rritje të pikës së kapitullit, shëndetësi elektronike, fshirjen e shkallës dekurajuese, rritje të buxheteve për specialistët dhe laboratorët dhe për ambulantat rurale, si dhe mos mbyllen ordinancat e mjekëve të cilët duan të vazhdojnë punën mbi moshën 64 vjeçare”. Mjekët që janë përfshirë në protestë paralajmëruan se nuk do të japin udhëzime dhe receta, ndërsa do të pranojnë vetëm raste urgjente.

    Lajmi Paraprak

    Këshilli i Sigurisë: Do të përgatiten të gjitha resurset për prodhim maksimal të energjisë

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: Mos gërmoni kriptovaluta, harxhojnë shumë rrymë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë