Kovaçevski nga Sofja: Bullgaria do të na ndihmojë nëse kemi mungesë të energjisë elektrike

    Kryeministri Dimitar Kovaçevski mori garanci nga kolegu i tij bullgar Galap Donev se Bullgaria do ta ndihmojë vendin nëse në Maqedoni mungon energjia elektrike. Të mërkurën do të formohet një grup pune i cili do të hartojë detajet e bashkëpunimit energjetik.

    Përveç energjisë elektrike, dy kryeministrat patën qëndrime pozitive edhe për interkonjektorin e gazit dhe projektet e tjera që lidhen me krizën energjetike.

    “Kemi folur për sasitë që nevojiten në vendin tonë, duke pasur parasysh se Republika e Bullgarisë është eksportuese e energjisë elektrike falë kapaciteteve që ka, veçanërisht e energjisë elektrike të prodhuar nga termocentrali bërthamor”, tha Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

    “Pasi Bullgaria ka kapacitete të mëdha si për nevojat e ekonomisë ashtu edhe për industrinë e Maqedonisë së Veriut, për amvisëri dhe bëhet fjalë për rreth 200 megavat orë transmetim të energjisë elektrike për periudhën deri më 31 mars 2023″, shtoi Galap Donev Kryeministër i Bullgarisë.

    Lajmi Paraprak

    Sveçla: E mitura 11 vjeçare është dhunuar më shumë se një vit

    Lajmi i rradhës

    Qeveria e RMV-së pret që vendi për tetë vite të bëhet pjesë e BE-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë