Kryeparlamentarja e Zvicrës vjen në Shkup, tre ditë do të ketë regjim të veçantë në komunikacion

    Komunikacion në Shkup/Fotografi ilustruese

    Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se më 12, 13 dhe 14 tetor të vitit 2022 (e mërkurë, e enjte dhe e premte), për shkak të vizitës zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut të kryetares të Këshillit Nacional të Parlamentit Federal të Konfederatës së Zvicrës, H.E. Irene Kelin, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut në rajonin më të gjerë të qendrës së qytetit të Shkupit.

    Për këto arsye, Ministria e Punëve të Brendshme apelon deri te të gjithë pjesëmarrësit në trafik ti respektojnë urdhrat të cilat i japin nëpunësit e uniformuar policorë me qëllim të zhvillimit të sigurt dhe pa pengesa të trafikut.

    Kelin pritet që të takohet me kreun shtetërorë, presidentin Pendarovski, kryeministrin Kovaçevski dhe kryeparlamentarin Xhaferi.

    Lajmi Paraprak

    Mickoski: Teprica e energjisë elektrike duhet t’u ofrohet kompanive dhe jo të vidhet

    Lajmi i rradhës

    Pas 80 vitesh punë, mbyllet këpucëtaria më e vjetër në Tetovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë