Lëshohet në përdorim ujësjellësi në Kamjan të Bogovinës

    Zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi sot së bashku me ministrin Boçvarski dhe ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini ishin në komunën e Bogovinës për të lëshuar në përdorim projektin për rekonstruimin e rrjetit të ujësjellësit në fshatin Kamjan.

    Rexhepi theksoi se projekti tashmë është përfunduar dhe do të lehtësojë ndjeshëm përmirësimin e kushteve të jetesës për këtë vendbanim.

    Vlera e këtij projekti është 214 mijë euro pa TVSH.

    “Gjithashtu tjetër projekt me vlerë për komunën e Bogovinës kemi edhe projektin për rikonstruimin e tubacionit të furnizimit për ujësjellësin në vlerë 266 mijë euro, kontrata për ndërtimin tashmë është e nënshkruar, pritet që të nënshkruajmë kontratën për mbikëqyrje dhe të fillojnë punimet”, tha zëvendësministri Rexhepi.

    “Ky është një shembull konkret se si pushteti qendror në bashkëpunim me pushtetin lokal po realizojnë projekte kapitale për përmirësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve në tërë territorin e vendit”, përfundoi Rexhepi.

    Lajmi Paraprak

    Buçkovski: Pas propozimit për referendum qëndron ndikimi rus

    Lajmi i rradhës

    A shkakton migrena humbje të kujtesës?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë