MPB përfundoi kontrollet: Alarmet për bombë në tre shkolla ishin të rreme

    Ministria e Punëve të Brendshme informoi se deri tani në tre shkolla kanë përfunduar kontrollet dhe u konfirmua se alarmet për bombë të vendosura janë të rreme, ndërsa kontrollet në shkollat tjera janë në vijim dhe pas përfundimit të tyre, në mënyrë adekuate do të informojnë.

    Nëntë shkolla edhe sot kanë marrë kërcënime për bombë të vendosur. Nga MPB për MIA-n paraprakisht u konfirmua se pasdite rreth 14 në SPB Shkup u denoncua se në e-mail adresa të nëntë shkollave në Shkup u dërgua kërcënim për bomba të vendosura.

    “Menjëherë pas denoncimit, nga punonjësit policorë janë ndërmarrë masa për evaukim të sigurt të shkollave. Në vijim janë kontrolle antiterroriste dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njoftuan nga MPB.

    Dje, po ashtu, përmes e-mailit, tetë shkolla të Shkupit kanë marrë kërcënime për bomba të vendosura. Pas kontrolleve të bëra, u konfirmua se bëhet fjalë për alarme të rreme.

    Lajmi Paraprak

    Pushteti dhe opozita përplasje për maqedonishten në BE

    Lajmi i rradhës

    Fatime Fetai konkurron për shefe në Prokurorinë e Lartë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë