Ndihmoi të arratisen dy persona, edhe gjashtë muaj burg për Aleksandar Vasilevski – Ninxhan

    Aleksandar Vasilevski – Ninxha, i cili është i dënuar me burg për sulmin në Kuvend që ndodhi më 27 prill, mori edhe një dënim të ri me burg prej gjashtë muaj pasi para Gjykatës Themelore Penale në Shkup e ka pranuar fajin se kishte ndihmuar arratisjen e dy personave.

    Nga Gjykata Penale për MIA-n, konfirmojnë se Vasilevski-Ninxha është dënuar me gjashtë muaj burg pasi e ka pranuar fajin për veprën penale “ndihmë të kryerësit të veprës penale”, pa precizuar se për kë bëhet fjalë.

    Bëhet fjalë për aktvendim të shkallës së parë, për të cilin palët kanë të drejtë ankese për masën e dënimit.

    Ninxha, sipas shkrimeve të disa mediave, ka ndihmuar gjatë arratisjes ish-shefin e Drejtorisë së Pestë në DSK, Goran Grujevski dhe bashkëpunëtorit të tij Nikolla Boshkovski, të cilët janë dënuar në lëndën për përgjimin masiv.

    Lajmi Paraprak

    “Boll më me mësim online” – mësimdhënësit dhe qytetarët kundër mësimit online (Video)

    Lajmi i rradhës

    Mickoski nuk pranon duel me Arsovskën, thotë se e ndjekë nga afër punën e saj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë