Nikollovski: Mos u shqetësoni, ushqim do të ketë për të gjithë

    “Duhet të rezervojmë ushqime sepse po vjen një dimër i vështirë. Tash e tutje nuk duhet të ketë kufizime për eksportin e produkteve bujqësore ndërmjet Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut”, tha sot ministri i Bujqësisë, Ljupço Nikolovski lidhur me përfitimet e Marrëveshjes për Sigurinë Ushqimore që u nënshkrua sot nga të tre vendet në kuadër “Ballkanit të Hapur” në Beograd.

    Ai në “TV Sitel” ka sqaruar se Marrëveshja nënkupton shfrytëzimin e kapaciteteve të vendeve nga nisma “Ballkani i Hapur” dhe se në kushte krize është garanci se do të ketë ushqim të mjaftueshëm për qytetarët e të tri vendeve.

    “Atë që nuk e kemi, e kemi garancinë se Serbia dhe Shqipëria do ta japin, ndërsa atë që nuk e kanë ata, do ta sigurojmë ne. Me Marrëveshjen, ne garantojmë se do të sigurojmë mjaft kultura strategjike, mjaft grurë, misër, elb, qumësht, mish, oriz, vaj ulliri, gjithçka që është strategjike në një krizë si kjo për të pasur për të gjithë njerëzit. Dhe do të ketë ushqim të mjaftueshëm, do të ketë produkte të mjaftueshme dhe qytetarët e këtyre tri vendeve nuk duhet të shqetësohen”, tha Nikollovski.

    Ndryshe, në takimin e sotëm të “Ballkanit të Hapur” që u mbajt në Beograd, janë nëshkruar disa marrëveshje./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Kusht për kapitujt me BE-në është që të përmbushet Marrëveshja e vitit 2017”

    Lajmi i rradhës

    Analistët i quajnë të turpshme deklaratat e Ramës për Kosovën në Beograd

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë