Pakënaqësi brenda ASh-së, disa anëtarë të partisë dalin kundër Ziadin Selës

    Pakënaqësi brenda partisë Aleanca për Shqiptarët, kanë shpërthyer para mbajtjes së kongresit të tretë për zgjedhjen e kryetarit të ri.

    Latif Arifi së bashku me anëtarë tjerë të kësaj partie kanë dalë kundër zgjidhjes së Ziadin Selës si kryetar i partisë, i cili njëherit është edhe kandidati i vetëm, njofton Nistori.

    Në një deklaratë për media, Arifi tha se në emër të të pakënaqurve në ASH tha se Sela në vazhdimësi ka bërë shkeljen e statutit të partisë.

    “Partia me udhëheqjen e Ziadin Selës vetëm ka pësuar humbje, dhe ai sërish ka bërë shkelje të statutit të partisë me kandidimin e tij për kryetar. Unë kam marrë pjesë në dy kongreset e para të partisë, dhe ky është kongresi i tretë, kurse mandati i kryetarit të partisë është vetëm dy mandate. Ai sot do të zgjidhet sërish kryetar dhe ne këtë do ta kontestojmë në organet gjyqësore”.

    “Ne kemi kërkuar të jemi brenda kongresit, por na është mohuar pjesëmarrja. Kam kontaktuar me deputetin Halil Snopçe, por më tha se nuk është ai që vendos. Për më tepër kryetari Ziadin Sela më herët në një intervistë na ftoi që të marrim pjesë, por shihet se ndryshe thuhet e ndryshe veprohet”, tha mes tjerash Latif Arifi, i cili është ndër themeluesit e Aleancës për Shqiptarët.

    Ai tha se në të gjitha degët e ASH-së ka pakënaqësi me kandidimin e sërishëm të Ziadin Selës, duke thënë se kërkojnë që të kthehet demokracia në parti.

    Ai gjithashtu tha se nëse organet gjyqësore vendosin që Ziadin Sela të jetë kryetar partie, ata do të vazhdojnë në instanca më të larta, për të arritur siç tha, demokratizimin e partisë./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Çfarë është çrregullimi bipolar?

    Lajmi i rradhës

    Reutersi përgënjeshtron Rusinë, imazhet e postuara nuk janë të bombardimit të Serbisë nga NATO – ato shfaqin Bagdadin

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë