Palloshi: Do të jemi zëri i qytetarëve në Këshillin e Komunës së Tetovës

    Bartës i listës së këshilltarëve nga radhët e PDSH-së, Visar Palloshi, ka folur para gazetarëve, pasi e ushtroi të drejtën e tij të votës.

    Ai tha se pret që qytetarët të bëjnë ndryshime, duke shtuar se do të jenë zëri i tyre në Këshillin e Komunës së Tetovës.

    “Sot është ditë e rëndësishme për Tetovën, pasi sot përfundon procesi demokratik që e kishim gjatë fushatës zgjedhore dhe shpresoj që qytetarët do ta bëjnë ndryshimin. Do të jemi zëri i qytetarëve në Këshillin e Komunës së Tetovës”.

    “Presim numër të konsiderueshëm të këshilltarëve për të qenë pjesë e shumicës në këshillin e komunës”, tha mes tjerash Visar Palloshi.

    Theksojmë që në përbërjen e fundit të Këshillit të Komunës së Tetovës, PDSH ishte e përfaqësuar vetëm me dy këshilltarë./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    BE-ja bën thirrje për një qeveri ‘vërtet pro-europiane’ në Mal të Zi

    Lajmi i rradhës

    Faton Ahmeti: Pres që procesi i votimit të përfundojë në mënyrë demokratike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë