Faton Ahmeti: Pres që procesi i votimit të përfundojë në mënyrë demokratike

    Bartësi i listës së këshilltarëve të BDI-së për Komunën e Tetovës, Faton Ahmeti, sot e ka ushtruar të drejtën e tij të votës.

    Para gazetarëve ai tha se “sot qytetarët kanë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në Këshillin e Komunës së Tetovës”, duke shtuar se pret që procesi i votimit të mbyllet në mënyrë demokratike.

    “Sot jemi në ditën e votimit për zgjedhjet për këshillin komunal. Kjo ditë është ditë feste, ditë solemne për qytetarët e Tetovës, pasi me votën e tyre kanë mundësi të zgjedhin përfaqësuesit e tyre në këshillin komunal, përfaqësues të cilët do të përmirësojnë jetën e tyre”.

    “Që nga mëngejsi jam interesuar me të gjitha njësitë tona organizative në kuadër të Komunës së Tetovës. Procesi i votimit kryhet në mënyrën më të mirë të mundshme, është akt demokratik dhe uroj që deri në mbylljen e votimit të shkojë kështu”, tha mes tjerash Ahmeti./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Palloshi: Do të jemi zëri i qytetarëve në Këshillin e Komunës së Tetovës

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Qytetarët të dalin të votojnë dhe të vendosin për të ardhmen e tyre

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë