Qeveria dhe krerët fetarë: Në objektet fetare mos të ketë më shumë se 30 % të kapacitetit të hapësirës së brendshme

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut dje zhvilloi takim me udhëheqësin e bashkësisë fetare islame dhe atë të kishës ortodokse, ku biseduan për masat kufizuese për ditët në vazhdim.

    Qeveria së bashku me kryetarin e Kishës Ortodokse Maqedonase, z.z. Stefani dhe kryetarin e Bashkësisë Fetare Islame, Shaqir ef. Fetai diskutuan për respektimin e protokolleve ekzistuese, duke theksuara mbajtjen e maskës, qëndrimin në largësi, mosgrupimin, ndërkaq objektet fetare të shfrytëzohen deri në 30 përqind të kapacitetit të objektit.

    Raportohet se në takim është vlerësuar që ulja e rasteve të reja është si rezultat i respektimit të masave, nga të cilat do të varet edhe lehtësimi i masave dhe heqja e mundshme e orës policore.

    Ndryshe, Komisioni i Sëmundjeve Ngjitëse propozoi që ora policore, nga 28 prill (e mërkurë), të fillojë në orën 21:00 dhe të zgjasë deri në orën 5:00 të mëngjesit. Komisioni do t’ia paraqesë propozimin Qeverisë, e cila duhet të vendosë. Qeveria duhet gjithashtu të vendosë nëse do të hapen tarracat verore të objekteve hotelierike.

    Shtabi kryesor bashkërendues i krizave javën e kaluar i propozoi Qeverisë që ora policore nga 27 prilli deri më 15 maj të fillojë në orën 21:00, ndërkaq objektet hotelierike t’i hapin vetëm tarracat verore për mysafirët.

    Lajmi Paraprak

    Pandemia nxiti organizimin e më shumë protestave në Maqedoni

    Lajmi i rradhës

    Katër vjet më vonë: Çfarë ka ndryshuar që nga “e enjtja e përgjakshme”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë