Rashkovski akuzon Prokurorinë për presion ndaj trupit gjykues

    Dragi Rashkovski / Fotografia: Akademik.mk

    Dy ditë para vendimit gjyqësor, ish sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Dragi Rashkovski i dyshuar për shpërdorim me detyrën zyrtare në rastin “Softveri” doli para gazetarëve për t’i kujtuar sipas tij, vërejtjet që Gjykata e Strasburgut i ka evidentuar në ndjekjen penale kundër tij.

    Rashkovski në cilësinë e të dyshuarit të parë dhe Daniel Stançev i dyshuari i dytë drejtuan gishtin te Prokuroria Publike duke akuzuar atë se ka bërë presion ndaj trupit gjykues në dëm të të pandehurve.

    Rashkovski tha se gjykata ndërkombëtare për liritë dhe të drejtat e njeriut në fazën e parë kërkon nga organet e ndjekjes penale në vend të argumentojnë masën për paraburgim.

    Ish-sekretari i Qeverisë dhe gjashtë persona të tjerë dyshohen për pastrim parash dhe shpërdorim me detyrën zyrtare në tenderin për softverin e trafikut me vlerë prej 180 mijë euro.

    Në maj të vitit 2021 Anti-korrupsioni kërkoi zgjerimin e akuzës kundër Rashkovskit mbi dyshimet për keqpërdorimin e prokurimeve publike në vlerë prej 300 mijë euro. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Sindikatat nuk lëshojnë pe nga kërkesa për rritjen e pagave

    Lajmi i rradhës

    Kasami – Ahmetit: Gjykimin më të mirë do t’ua jep populli në zgjedhjet e ardhshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë