Qeveria e Maqedonisë shpalli gjendje krize në energjetikë, sektori i biznesit kërkon subvencione

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot solli vendim për shpallje të gjendjes së re krize në sektorin e energjisë. Në prag të marrjes së vendimit, në Qeveri u mbajt mbledhje mes përfaqësuesve të odave të biznesit, por nuk u arrit marrëveshje.

    Vendimi i vetëm është që të mblidhen një herë në javë dhe të formohet një shtab krize. Faturat e larta të energjisë elektrike janë problemi kryesor.

    Nga sektori i biznesit kërkojnë subvencionim të një pjese të faturave për rrymë, heqje të TVSH-së për energjinë elektrike dhe reduktim të procedurave administrative për instalimin e paneleve fotovoltaike.

    “Propozimet ishin në drejtim të shfuqizimit të taksës së energjisë elektrike, subvencionimit të bizneseve që ato të mund t’ia dalin dhe t’i paguajnë faturat, e nga ana tjetër të përshpejtohet procedura për fotovoltaikët”, deklaroi Nebi Hoxha, kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore.

    Ndërsa kryetari i Lidhjes së Odave Ekonomike Trajan Angellovski, tha se çmimin e këtillë të rrymës, asnjë çmim i një produkti nuk mund ta tejkalojë.

    “Çmimin e këtillë të energjisë elektrike, asnjë çmim i një produkti nuk mund ta tejkalojë, kështu që ne definitivisht si ekonomi do të jemi jofitimprurëse. Për dallim nga vendet që kanë çmim fiks dhe të kontrolluar të energjisë elektrike, për fat të keq kompanitë tona eksportuese nuk do të mund t’i plasojnë produktet në ato tregje”, tha Trajan Angellovski.

    Lajmi Paraprak

    Ambasada gjermane në Shkup del me njoftim të rëndësishëm për caktimin e termineve

    Lajmi i rradhës

    Bytyqi: Gjatë gjithë dimrit do të ketë rrymë dhe ngrohje

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë