Qeveria e RMV-së ndërpret marrëveshjet me gjashtë hidrocentrale në Malin Sharr

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut informon se në seancën e sotme me pëlqim dypalësh ka prishur kontratat për koncesion për shfrytëzimin e ujit për prodhimin e energjisë elektrike me gjashtë hidrocentrale të vogla në Malin Sharr.

    Bëhet fjalë për vendim që erdhi pas shpalljes së një pjese të Malit Sharr park kombëtar dhe një pjesë e këtyre termocentraleve duhej të ndërtoheshin në zonat e mbrojtjes së rreptë.

    Sipas marrëveshjes, shteti do duhet t’ua kompensojë financiarisht shpenzimet reale për realizimin e kontratave dhe shpenzimet e paguara në emër të koncesionit. Tani për tani nuk ka informacione se sa para nga buxheti i shtetit do t’u paguhen këtyre kompanive.

    Me vendim janë përfshirë gjashtë hidrocentrale të vogla në një zonë rreptësisht të mbrojtur, të cilat nuk do të realizohen. Me zgjidhjen miqësore të marrëveshjeve të koncesionit, është planifikuar të kompensohen kostot e bëra realisht për realizimin e marrëveshjeve dhe kostot në emër të koncesionit”.

    “Krahas kësaj, është paraqitur propozimi për zgjidhjen miqësore të marrëveshjes së koncesionit për një tjetër hidrocentral me vendndodhje në Malin Sharr, në zonën e shfrytëzimit të qëndrueshëm, ku koncesionarit do t’i kthehet tarifa e paguar e koncesionit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

    Lajmi Paraprak

    LSDM dhe BDI nuk e përkrahin koalicionin e gjerë

    Lajmi i rradhës

    “Kosova është një histori e përfunduar, ne thjesht po humbim kohë”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë