Radev: Futja e bullgarëve në Kushtetutën e RMV-së është hap i rëndësishëm

    “Mekanizmi i dakorduar për zbatimin e Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit me Republikën e Maqedonisë së Veriut duhet të çojë në rezultate të qëndrueshme në marrëdhëniet dypalëshe”.

    Këtë e theksoi presidenti i Bullgarisë Rumen Radev në takimin e punës me Ministrin e Punëve të Jashtme Nikollai Milkov dhe përfaqësues të ekipit të tij, në të cilin kreu i shtetit u informua për zhvillimin e dialogut me Republikën e Maqedonisë së Veriut për zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe nga viti 2017 dhe Protokollet e takimeve të Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar në përputhje me nenin e saj të 12-të.

    “Të arriturat në dialogun politik duhet të materializohen si në fushën e energjisë, ekonomisë dhe konektivitetit, ashtu edhe në drejtim të ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe respektimit të të drejtave të njeriut”, u konkludua në takim.

    “Pikëpamja e përgjithshme ishte se përfshirja e bullgarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut në Kushtetutën e vendit është një hap i rëndësishëm në kontekstin e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE për fqinjin tonë jugperëndimor”, thuhet në deklaratën e presidencës bullgare./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Franca, Gjermania dhe Polonia bëjnë thirrje për liberalizmin e vizave për Kosovën

    Lajmi i rradhës

    Brenda një dekade, 30 mijë nxënës më pak në Maqedoni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë