Realizohet simulimi i vaksinimit në Tetovë, nesër fillon vaksinimi masiv

    Nga e marta duke filluar nga ora 08:00 deri 20:00, për çdo ditë, do të bëhet vaksinimi masiv i qytetarëve nga Tetova dhe rajoni i Pollogut.

    Këtë e ka bërë të ditur kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi.

    Ajo nëpërmjet një postimi në Facebook, ka shkruar se sot në sallën e mjekësisë në Tetovë realizohet simulimi dhe trajnimi i stafit shëndetësor i cili do ta realizojë vaksinimin.

    “Apeloj që qytetarët e paraqitur të respektojnë orarin për vaksinim, me qëllim që ky proces të vazhdojë pandërprerë dhe me efikasitet”, ka shkruar ajo.

    Ndryshe, numri i personave të vaksinuar në Maqedoni është rreth 62 mijë qytetarë, ndërkaq rreth 219 mijë të tjerë janë paraqitur për tu vaksinuar./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Si të mbillni domatet në mënyrë korrekte domatet

    Lajmi i rradhës

    Si t’i eliminoni dhe zmbrapsni milingonat në mënyrë të sigurt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë