Rrahje në Tetovë, e pëson drejtori Driton Nebiu

    Policia e Tetovës e ka konfirmuar rrahjen e sotme në mes anëtarëve të partisë Aleanca për Shqiptarët.

    Në njoftim për media, nga SPB Tetovë thonë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:40, kur është sulmuar personi N.D.

    “Sonte në ora 19:40 në SPB-Tetovë është raportuar se në një objekt hotelerik në rrugën ‘Iliria’ më Tetovë personi N.D është sulmuar fizikisht nga K.O nga Tetova. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.

    Kjo ngjarje erdhi pas konferencës së sotme për shtyp nga kryesia e ASH-së, gjegjësisht nga kryetari Kuvendit Qendror të partisë, Ziadin Sela. Ai tha se Arben Taravari është kryetar i rrjeteve sociale dhe se i njëjti javën tjetër do të ftohet të jep përgjegjësi, pasi bëri thirrje që ASH në zgjedhje të shkojë me partitë opozitare.

    Sela tha se ASH-ja nuk është në shitje dhe se nuk do të lejojë që të realizohet plani i Hristijan Mickoskit të VMRO-DPMNE-së./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Veshja mirditore – trashëgimia e një kulture që jeton edhe sot

    Lajmi i rradhës

    Menopauza – 10 vitaminat më të mira për menaxhimin e simptomave

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë