Sali paralajmëron shkarkime për drejtorët që ndikojnë në formimin e pagave nëpër klinika

    Do të ndërmarrim masat e duhura, respektivisht do të shkarkojmë ose ndëshkojmë drejtorët nëse pagat janë formuar nën ndikimin e tyre”.

    Kështu tha, thotë ministri i Shëndetësisë Bekim Sali në përgjigje të pyetjes së gazetarëve. Gjatë vizitës së sotme në pikën për vaksinim në Ambulancën “Prolet”, ai tha se është ende në pritje që Fondi për Sigurime Shëndetësore të bëjë një inspektim dhe të dorëzojë raportin përfundimtar, jo vetëm për Klinikën e fëmijëve, por edhe për katër të tjera.

    “Formimi i pagës së punonjësve në bazë të Kontratës kolektive bazohet në disa tregues. Do të shohim nëse kjo ishte praktikë në periudhën e kaluar, apo vetëm në pjesën e periudhës së analizuar, do të shohim me analiza shtesë”, shtoi Sali./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Komuna e Tetovës me rregullore të re, veturat e parkuara keq do të merren pa lejen e policisë

    Lajmi i rradhës

    Ganiu: Komuna e Çairit nuk ka mjete për të paguar transportin e nxënësve nga komunat e tjera

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë