Kandidati për president nga koalicioni “VLEN”, Arben Taravari thotë se do t’i propozojë Kuvendit daljen e menjëhershme të RMV-së nga nisma “Ballkani i Hapur”.
Taravari në një postim në Facebook, ka paraqitur disa pika nga programi i tij presidencial, në të cilin thotë se do të kërkojë edhe harmonizimin e politikës së jashtme me atë të BE-së.
“Maqedonia e Veriut e integruar në rajon dhe Evropë. Do t’i propozoj Kuvendit daljen e menjëhershme të Maqedonisë së Veriut nga nisma Ballkani i Hapur; Harmonizim të plotë të polikës sonë të jashtme me atë të BE-së, veçanërisht në lidhje me sanksionet e BE-së kundër Rusisëka paraqitur dy pikat kyçe nga programi i tij, në mesin e të cilave është edhe largimin e RMV-së nga “Ballkani i Hapur”, ka shkruar Taravari.
Ndryshe, programi për zgjedhje presidenciale i Taravarit, siç ka thënë ai, bazohet në katër shtylla: integrimi në BE, siguria, shteti i së drejtësi dhe demokracia konsensuale./Nistori/