Të drejtat e punonjësve në Maqedoni cenohen rregullisht

    Edhe pse Maqedonia e Veriut shënoi një progres të vogël sa i takon mbrojtjes së të drejtave të punonjësve dy vitet e fundit vendi qëndron në pozicionin e njëjtë – në nivelin 3 që bëjnë pjesë ato shtete ku “të drejtat shkelen rregullisht”. Vlerësimi është bërë nga Indeksi Global i Sindikatave sipas nivelit të pikësimit nga 1 (vlerësimi më i lartë) në 5 (vlerësimi më i ulët). Të drejtat e punonjësve shkelen në mënyrë të rregullt, sidomos e drejta për grevë dhe e drejta për të negociuar kolektivisht që kanë qenë më të cenuarat.

    Ankesat më të shumta të punonjësve në Ballkan kanë të bëjnë me vonesat e pagave, punë jashtë orarit, të drejtën për pagë minimale dhe kontributet. Sipas IGS ndonëse qeveritë e Evropës Qendrore dhe Lindore u angazhuan për zbatimin e të drejtave të punëtorëve pas ratifikimit të Konventave të ILO, në realitet shumë punonjësve iu dhunohen të drejtat. Në Maqedoninë e Veriut, sindikatat zhvilluan një aplikacion në telefon celular ku punëtorët mund t’i raportojnë sindikatës shkeljet e të drejtave dhe kushtet e pasigurta të punës. Aplikime të ngjashme pritet të zhvillohen në të gjithë Ballkanin.

    “Në Maqedoninë e Veriut, diskriminimi ndaj Konfederatës së Sindikatave të Lira (KSS) nga zyrtarët shtetërorë dhe institucionet publike vazhdoi… Sindikatës iu mohua përfshirja e plotë në dialogun social kombëtar, u pengua pjesëmarrja në procesin e ndërtimit të politikave ekonomike dhe sociale dhe iu mohua mundësia e përfaqësimit të interesave dhe promovimit të të drejtave të anëtarëve të saj”, thuhet në IGS. Nga rajoni, Mali i Zi, Kroacia janë më mirë sa i takon mbrojtjes së të drejtave, të renditura në nivelin 2 – shkelje të përsëritura të të drejtave.

    “Të drejtat e marrëveshjes kolektive u shkelën rëndë në shumicën e vendeve, ndërsa në vendet e Evropës Lindore, lëvizjet e pavarura sindikale ishin ende shumë të shtypura. Numri i vendeve ku punëtorët përjetuan sulme të dhunshme tregoi një rritje të dukshme nga 12 për qind në 26 për qind të vendeve. Ndërsa kufizimet e vendosura për të kontrolluar pandeminë COVID-19 u lehtësuan, kufizimet për fjalën e lirë dhe grumbullimin u ulën nga 22 për qind e vendeve në 2021 në 15 për qind në 2022”, thuhet në kapitullin për Evropën.

    Nuk ka asnjë shtet evropian që sipas indeksit të ketë marrë vlerësimin më të keq prej 5 pikësh. Si vende më të mira për punonjësit janë Austria, Gjermania, Italia dhe Irlanda që morën vlerësimin më lartë me pikën më të mirë (1). Sipas indeksit, këto janë vendet më të mira në botë për sa i përket zbatimit të të drejtave të punëtorëve. Si rajonet më të këqija në botë veçohen lindja e Mesme dhe Afrika e Veriut, ndërsa tek dhjetëshja e vendeve më të këqija bëjnë pjesë Bangladesh, Brazil, Egjipt, Turqi, e të tjera. /Kohamk/

    Lajmi Paraprak

    Mickoski nuk e komenton iniciativën e “Të majtës”: Do të deklarohemi kur të arrijë në Kuvend

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski prezanton masat e reja për përballje me krizën energjetike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë