Mickoski nuk e komenton iniciativën e “Të majtës”: Do të deklarohemi kur të arrijë në Kuvend

    Kryetari i partisë opozitare VMRO-DPMNE Hristijan Mickoski, nuk ka dashur të komentojë nismën e partisë “E Majta” për referendum, duke theksuar se qëndrimin e tij do ta thotë pasi të vijë në Kuvend.

    “Le të vijë në Kuvend dhe më pas do ta komentojmë”, tha Mickoski.

    Ai tha se as nuk dëshiron të komentojë as ngjarjet në BDI dhe të ndërhyjë në punët e brendshme të partive politike.

    “Këto janë punët e tyre të brendshme. Uroj vetëm të kemi një debat politik cilësor me të cilin Maqedonia të ecë përpara dhe qytetarët të kenë shpresë se do të kenë një të ardhme të bukur”, tha Mickoski.

    I pyetur për iniciativën “Ballkani i Hapur” dhe faktin se VMRO po vonon ratifikimin e marrëveshjeve me Shqipërinë dhe Serbinë, Mickoski tha se kjo iniciativë ka kohë që është prezente në opinion, por që as kryeministri i mëparshëm Zoran Zaev dhe as kryeministri aktual Dimitar Kovaçevski nuk i bëri thirrje opozitës që ta informojë se çfarë po ndodh dhe cili është qëllimi i “Ballkanit të Hapur”.

    Lajmi Paraprak

    Arsovska emëron drejtorët e rinj të ndërmarrjeve publike, publikohen emrat

    Lajmi i rradhës

    Të drejtat e punonjësve në Maqedoni cenohen rregullisht

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë