Teuta Arifi i fton qytetarët të dalin në zgjedhje: Sot është ditë e veçantë

    Kryetarja aktuale e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, e ka ushtruar të drejtën e saj të votës për zgjedhjet lokale.

    Pas votimit, ajo ju bëri thirrje të gjithë qytetarëve që ta ushtrojnë të drejtën e tyre të votës dhe të votojnë me vullnet të lirë.

    “Sot është ditë e veçantë kur të gjithë qytetarët duhet ta kryejnë obligimin e tyre qytetar. E rëndësishme është që të ketë zgjedhej fer dhe demokratike, si dhe qytetarët ta sjellin vendimin e tyre. Jam e bindur se vendimi i tyre do të jetë i fuqishëm për Tetovën, për qytetin dhe zhvillimin tonë. Ju dëshiroj të gjithë qytetarë shumë shëndet dhe ta kryejnë obligimin e tyre me mendje dhe me vullnet të lirë”, tha mes tjerash Teuta Arifi.

    Ndryshe, në raundin e parë ajo doli fituese, kurse në balotazh në garë është me kryetarin e Lëvizjes Besa, Bilall Kasamin./Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Deri në ora 11:00, dalja në zgjedhje ka qenë 14.18 përqind

    Lajmi i rradhës

    Mbi 10 mijë mërgimtarë në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë