VMRO-DPMNE: Kreshnik Bekteshi do të përgjigjet për krimin në sektorin energjetik

    Partia opozitare maqedonase VMRO-DPMNE e ka akuzuar ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, për krim në sektorin energjetik. Nga kjo parti thonë se ai si ministër nuk do të shpëtojë nga përgjegjësia.

    “Kreshnik Bekteshi sërish nuk u përgjigj pse dhe si me vite banorët e Haraçinës nuk i paguanin faturat e energjisë elektrike dhe shkaktuan miliona dëme, të cilat i paguanin të gjithë qytetarët e tjerë që paguajnë rregullisht faturat e energjisë elektrike”.

    “Bekteshi si ministër i Ekonomisë nuk do t’i shpëtojë përgjegjësisë për krimin që është bërë me tenderë me vite në TEC Manastir, por jo vetëm për krimin, por edhe për shkatërrimin e objekteve energjetike për shkak të paaftësisë së BDI-së dhe LSDM-së”.

    Kreshnik Bekteshi para gjithë opinionit gënjeu për çmimin e rrymës për kompanitë e mëdha të konsumit. Kompanitë e mëdha në Maqedoni paguajnë mbi 400% çmim më të lartë të energjisë elektrike, shumë më i lartë se të gjitha vendet në mjedisin tonë. Sepse këta kriminelë dhe ministra të paaftë nuk e kanë penguar me kohë prodhimin dhe prokurimin e energjisë elektrike”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

    Lajmi Paraprak

    AUV tërheq nga tregu një produkt të HIPP

    Lajmi i rradhës

    Qeveria tërheq vendimin për objektin e shkollës së vjetër medicinale, Grubi: Vullneti i tetovarëve është vendimtar për Qeverinë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë