Maqedonia, ndër vendet më të varfra në Europë

    Maqedonia e Veriut vazhdon të ruajnë rekordin negativ sa i takon mirëqenies së popullsisë. Të ardhurat e pakta ulta për frymë banori dhe fuqia e ulët blerëse e kanë vendosur Maqedoninë në një prej vendeve më të varfra në Evropë, sipas të dhënave të sapopublikuara të Eurostat, për vitin 2021. Edhe pse vendi ynë ka shënuar një progres duke e përmirësuar gjendjen Prodhimi i brendshëm bruto i shprehur në barazinë e fuqisë blerëse është sa 42 për qind e mesatares së Bashkimit Evropian.

    Një vit më parë ky tregues ka qenë 38 për qind dhe përmirësimi e rendit Maqedoninë në grupin e vendeve që kanë ecur më shpejt në procesin e konvergjencës, që synon që të arrijë mesataren evropiane brenda një periudhe të caktuar, por prapëseprapë treguesit janë shumë të ulët. Për vendet e tjera të rajonit, avancimi ka qenë më madh, si Serbia (treguesi është 44për qind ), Mali i Zi (48për qind ), ndërsa Bosnja dhe Hercegovina dhe Shqipëria renditen të fundit me 33për qind dhe 32 për qind të mesatares së BE-së.

    Të dhënat për Kosovën nuk janë të disponueshme. Në treguesin tjetër, atë të Konsumit Individual për frymë që mat konsumin sipas barazisë së fuqisë blerëse dhe nivelit të çmimeve, Maqedonia renditet po në fund dhe shumë larg mesatares së BE. Ndërsa për treguesin e të ardhurave për frymë, diferenca mes shteteve të rajonit nuk është shumë e lartë, në treguesin e konsumit individual ajo thellohet, duke reflektuar aftësinë e ulët të fuqisë blerëse në raport me të ardhurat që kanë, e lidhur me çmimet relativisht të larta në vend. Më keq është Shqipëria dhe Bosnja, pastaj Maqedonia (51për qind ) , Serbia (53për qind ) dhe më mirë Mali i Zi (60për qind ).

    Sipas Eurostat, në vitin 2021, ashtu si në vitin 2020, Luksemburgu dhe Irlanda shënuan nivelin më të lartë të PBB-së për frymë të shprehur në barazinë e fuqisë blerëse në BE, me 168për qind dhe 119për qind mbi mesataren e BE-së. Të dhënat tregojnë dallime thelbësore midis shteteve anëtare të BE-së për sa i përket PBB-së për frymë, e përdorur për të matur aktivitetin ekonomik. Pas Luksemburgut dhe Irlandës, Danimarka (33për qind mbi mesataren e BE-së), Holanda (30për qind më lart), dhe Austria dhe Suedia (të dyja 23për qind më lart) vijnë në krye të listës me një GDP për frymë, që është mbi 20për qind mbi mesataren.

    Në të kundërt, Bullgaria (43për qind nën mesataren e BE-së), Greqia (36për qind më pak) dhe Sllovakia (31për qind më pak) shënuan PBB-në më të ulët për frymë. Në vitin 2021, nivelet e konsumit aktual individual (AIC) në BE treguan dallime të konsiderueshme. AIC mat mirëqenien materiale të familjeve, AIC për frymë e shprehur në standardet e fuqisë blerëse (PPS) dhe varionte nga 65për qind në 144për qind të mesatares së BE-së në të gjithë Shtetet Anëtare në vitin 2021. Luksemburgu regjistroi nivelin më të lartë të AIC për frymë në BE me 44për qind mbi mesataren e BE-së, i ndjekur nga Gjermania (20për qind më lart), Danimarka (19për qind më lart), Austria (17për qind më lart) dhe Belgjika (16për qind më lart). Në vitin 2021, nëntë shtete anëtare regjistruan AIC për frymë mbi mesataren e BE-së. Nivelet më të ulëta të AIC për frymë u regjistruan në Bullgari (35për qind nën mesataren e BE-së), Hungari (30për qind më pak), Sllovaki (29për qind më pak), Kroaci (28për qind më pak) dhe Greqi (25për qind më pak). /koha/

    Lajmi Paraprak

    Një “buldozer europian” për ndryshimet kushtetuese!

    Lajmi i rradhës

    Qytetarët kërkojnë për faturim fiks për rrymën dhe ujin e shpenzuar

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë