Maqedonia në listën e vendeve ku qytetarët e saj rrezikohen nga kanceri i lëkurës

    Maqedonia është zhvendosur në listën e vendeve qytetarët e të cilëve rrezikohen nga kanceri i lëkurës. Drejtorja e Klinikës së Dermatologjisë apelon deri tek qytetarët që së paku njëherë në vit të kryejnë kontrolle dermatologjike dhe të mos injorojnë ndryshimet eventuale që vërejnë në lëkurë.

    “Megjithatë tani gjendemi në atë grup të mesëm të quajtur 4 plus, nga 4 deri në 7. Ndërsa nga 7 deri në 10 janë vendet si Australia. “Ndryshimet që shikoni, si plagë të cilat nuk shërohen, ndonjë pigment i errët që  shfaqet për herë të parë, nishane që ndryshojnë në madhësi dhe ngjyrë, ndonjë ndryshim që mund të keni kruarje apo ju shkakton ndjesi të pakëndshme. Të gjitha këto janë shenja që duhet t’i merrni parasysh për të bërë kontroll në dermatolog”, tha Suzana Nikollovska- drejtoresh e Klinikës së Dermatologjisë.

    Andrej Petrov, kryetar i Shoqatës së Dermatologëve tha se kanceri i lëkurës mund të kurohet nëse i njëjti zbulohet në fazë të hershme.

    “Sigurisht mund të kurohet në kohë dhe ky është qëllimi. Tumori më i rrezikshëm i lëkurës, Melanomi, nëse zbulohet në fazë të hershme, mundësitë për të shkaktuar komplikime janë pothuajse minimale”, tha Andrej Petrov, kryetar i Shoqatës së Dermatologëve

    Në organizim të Shoqatës së Dermatologëve të Maqedonisë sot në Parkun e Qytetit në Shkup u organizua manifestim me moton “Të mbrohemi nga dielli, të parandalojmë kancerin e lëkurës!” me ekzaminime dermatologjike falas. Kanceri i lëkurës është ndër kancerët më të shpeshta dhe më të rënda në Bashkimin Evropian. Në vitin 2020, mbi 106,000 qytetarë të BE-së u diagnostikuan me melanoma, gjë që e bën atë llojin e gjashtë më të zakonshëm të kancerit dhe një nga njëzet shkaqet më të zakonshme të vdekjes nga kanceri, sipas një deklarate të përbashkët nga Akademia Evropiane e Dermatologëve të nënshkruar nga presidentët e shoqatat dermatologjike. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Zejdi nuk merr pjesë në kongresin e Alternativës

    Lajmi i rradhës

    Bullgaria kërkon plotësimin e kushteve nga ana e Maqedonisë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë