Mariçiq-Bregu: Synimi ynë është BE-ja, të punohet paralelisht për bashkëpunimin rajonal

    Zv. kryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në margjinat e takimit ministror të BE-së të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP), pati një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu.

    Në takim u diskutua statusi i marrëveshjeve rajonale në kuadër të Procesit të Berlinit, zbatimi i tyre dhe aktivitetet e radhës të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, për të cilat Mariçiq thotë se janë “një hap pozitiv drejt përgatitjes së Ballkanit Perëndimor për futjen në tregun e përbashkët të BE-së”,

    Zv. kryeministri shtoi se bashkëpunimi rajonal është pjesë integrale e integrimit evropian dhe kyç për arritjen e anëtarësimit në BE. Në këtë kontekst, ai tregoi se bashkëpunimi rajonal mbetet një nga prioritetet e politikës së jashtme për Maqedoninë e Veriut dhe se do të vazhdojë të jetë partner konstruktiv i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal.

    “Ne si shtet do të vazhdojmë të kontribuojmë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe do të punojmë në mënyrë aktive në kuadër të Procesit të Berlinit dhe nismave të Ballkanit të Hapur, nga të cilat qytetarët e Maqedonisë dhe ekonomia kanë përfitime konkrete”, tha Mariçiq.

    Sekretarja e përgjithshme e Këshillit për Bashkëpunim Rajonal, Majlinda Bregu, konfirmoi përkushtimin e Maqedonisë së Veriut për bashkëpunimin rajonal dhe njohjen e rëndësisë së marrëveshjeve që u nënshkruan në Samitin e Procesit të Berlinit, nëntorin e kaluar./

    Lajmi Paraprak

    Beograd-Prishtinë: ShBA dhe BE në mision të ri ndërmjetësimi

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia e Veriut e ngulfatur nga deponitë ilegale

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë