Mariçiq: Duhet kohë për të zbutur goditjet ndaj shtetit të së drejtës

    Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq, thotë se duhet kohë për të zbutur goditjet ndaj shtetit të së drejtës, të cilat, thekson ai, janë “të përditshme nga qendra të ndryshme të pushtetit”.

    “Reformat në sektorin që unë drejtoj nuk janë as të shpejta dhe as të thjeshta. Ka sulme të përditshme ndaj shtetit të së drejtës, nga qendra të ndryshme të pushtetit, kurse për çmontimin e mbetjeve të regjimit në gjyqësor duhet shumë kohë dhe durim. Megjithatë, jam i sigurt se pasi tashmë publikisht po flitet për problemet dhe po punohet në zgjidhjen e tyre dhe pasi janë sjellë përfundimisht zgjidhjet reale sistematike, duhet të këmbëngulim në rrugën që kemi marrë. Rruga drejt reformave, kurse rezultatet me siguri do të vijnë”, tha Mariçiq.

    Ai shtoi se vazhdon filtrimi i gjyqësorit, ndërsa disa gjyqtarë janë shkarkuar nga Këshilli Gjyqësor për shkak të punës joprofesionale dhe të pakujdesshme.

    Mariçiq përkujtoi gjithashtu se këtë vit kemi marrë raporte pozitive si nga Departamenti i Shtetit ashtu edhe nga Komisioni Europian, për pjesën ku është konstatuar progres.

    “Një tjetër dëshmi se gjithçka që kemi bërë gjatë kësaj periudhe, si Qeveri dhe si Ministri e Drejtësisë, është vlerësuar nga faktorët më të rëndësishëm ndërkombëtarë, të cilët kanë dhënë vlerësime të dobëta në të kaluarën, në fushën e sundimit të ligjit dhe të drejtës dhe shtetit të së drejtës”, shtoi Mariçiq.

    Lajmi Paraprak

    Jeta në Ojmjakon, vendi më i ftohtë i banuar në botë

    Lajmi i rradhës

    Nxënësit në Maqedoninë e Veriut prej sot në pushim dimëror që do të zgjasë tre javë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë